Bulevardi Zogu I Pare, mbi bar New York

Dr. Julian Habibaj

SPECIALIST I KIRURGJISË LAPAROSKOPIKE GJINEKOLOGJIKE

Unë jam Dr. shk. Julian Habibaj, mjek obstetër-gjinekolog në Tiranë, me mbi 20 vite përvojë në kujdesin dhe trajtimin e shëndetit të gruas. Aktualisht ushtroj profesionin tim pranë Klinikës Gjinekologjike Endoskopike GEA, ku angazhohem në ofrimin e shërbimeve më të avancuara në fushën e kirurgjisë minimal-invazive dhe trajtimeve bashkëkohore gjinekologjike.

Formimin tim profesional e kam ndërtuar mbi një bazë të fortë akademike dhe klinike, përfshirë gradën Doktor në Shkencat Mjekësore nga Universiteti “Christian Albrechts” në Kiel, Gjermani, dhe specializime të avancuara në Gjermani dhe Itali. Kam një përvojë të gjatë në kirurgjinë laparoskopike, duke qenë ndër kirurgët e parë që e kanë zhvilluar këtë teknikë në vend, me mbi 20 vjet angazhim në këtë fushë. Gjatë karrierës sime kam marrë pjesë në mbi 40 workshope dhe trajnime ndërkombëtare, duke sjellë përvoja dhe teknika mjekësore moderne.

Në Klinikën Gjinekologjike Endoskopike GEA, unë dhe ekipi ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh të specializuara, që përfshijnë:

  • Konsulta obstetrike dhe gjinekologjike.
  • Ekografi 3D/4D dhe teste diagnostikuese të avancuara.
  • Kirurgji minimal-invazive laparoskopike për trajtimin e endometriozës, miomave, cisteve ovariane dhe heqjen e mitrës.
  • Trajtim të infertilitetit me qasje multidisiplinare.
  • Ndjekje të shtatzënisë dhe mbështetje gjatë lindjes.
  • Procedura estetike gjinekologjike.
  • Menaxhim të simptomave të menopauzës dhe trajtime të pasojave të saj.

Qasja ime ndaj pacientëve është gjithmonë e personalizuar, me respekt dhe e bazuar në prova shkencore. Synimi im është të ofroj kujdes profesional dhe të besueshëm për çdo grua, në çdo fazë të jetës së saj.

Dërgoni pyetjen tuaj

Pyetje të Shpeshta (FAQ)

Çfarë është kirurgjia laparoskopike

Kirurgjia laparoskopike është një metodë moderne që realizohet përmes prerjeve shumë të vogla në bark, duke përdorur një kamerë dhe instrumente të specializuara. Kjo teknikë minimizon dhimbjen, ul rrezikun e infeksioneve dhe lejon rikuperim më të shpejtë krahasuar me kirurgjinë tradicionale.

Laparoskopia përdoret për trajtimin e një sërë problemesh, përfshirë: Endometriozën, cistet ovariane, miomat uterine, heqjen e mitrës (histerektomi), shtatzaninë jashtë mitre, diagnostikim të infertilitetit etj.

Laparoskopia përdoret për trajtimin e një sërë problemesh, përfshirë: Endometriozën, cistet ovariane, miomat uterine, heqjen e mitrës (histerektomi), shtatzaninë jashtë mitre, diagnostikim të infertilitetit etj.

Laparoskopia përdoret për trajtimin e një sërë problemesh, përfshirë: Endometriozën, cistet ovariane, miomat uterine, heqjen e mitrës (histerektomi), shtatzaninë jashtë mitre, diagnostikim të infertilitetit etj.

Laparoskopia përdoret për trajtimin e një sërë problemesh, përfshirë: Endometriozën, cistet ovariane, miomat uterine, heqjen e mitrës (histerektomi), shtatzaninë jashtë mitre, diagnostikim të infertilitetit etj.

Pas procedurës mund të ndjesh pak siklet ose dhimbje të lehtë. Megjithatë, rikuperimi është shumë më i shpejtë dhe më pak i dhimbshëm se kirurgjia klasike. Shumica e pacienteve kthehen në aktivitetet normale brenda pak ditësh.

Po. Në shumë raste, laparoskopia ndihmon për të përmirësuar fertilitetin. Ajo mund të zgjidhë probleme si endometrioza apo bllokimet e tubave, që pengojnë shtatzëninë natyrale.

Varet nga kompleksiteti i procedurës, por zakonisht zgjat nga 30 minuta deri në 2 orë. Shumë ndërhyrje kryhen me hospitalizim ditor, pra nuk kërkojnë qëndrim të gjatë në spital.

Konsultohu me gjinekolog nëse përjeton: Dhimbje të vazhdueshme në fund të barkut, gjakderdhje të çrregullt jashtë ciklit menstrual, vështirësi për të mbetur shtatzënë, simptoma të pakëndshme gjatë marrëdhënieve intime.

Ekografi transvaginale dhe abdominale, ekografi 3D/4D për shtatzëninë, pap-test dhe kolposkopi, konsulta për infertilitetin dhe menopauzën, kontroll për infeksione dhe çrregullime menstruale.

Rekomandohet që një grua shtatzënë të bëjë kontrolle te gjinekologu rregullisht, zakonisht një herë në muaj gjatë tremujorit të parë dhe të dytë, dhe më shpesh në tremujorin e tretë. Kontrolli i rregullt ndihmon në monitorimin e shëndetit të nënës dhe foshnjës, si dhe në parandalimin ose zbulimin e hershëm të komplikacioneve.

Jo. Gjatë shtatzënisë, duhet të marrësh vetëm medikamentet që të rekomandon mjeku specialist. Disa barna mund të jenë të dëmshme për foshnjën, prandaj është shumë e rëndësishme të mos marrësh asgjë pa konsultim.

Pas lindjes, trupi mund të rifillojë ovulacionin edhe para se të kthehen menstruacionet e para, duke bërë të mundur shtatzëninë në periudhën postpartum. Për këtë arsye, përdorimi i metodave kontraceptive është i rëndësishëm nëse nuk dëshiron shtatzëni të menjëhershme.

Në përgjithësi, shanset për të ngelur shtatzënë disa ditë para fillimit të menstruacioneve janë shumë të ulëta, sepse ovulacioni zakonisht ndodh rreth 12-16 ditë para ciklit të ardhshëm. Por, cikli menstrual mund të ndryshojë nga gruaja në grua dhe nga muaji në muaj, ndaj në disa raste të rralla ovulacioni mund të ndodhë më vonë se zakonisht. Në këto raste, marrëdhëniet seksuale disa ditë para menstruacioneve mund të çojnë në shtatzëni. Pra, ndërkohë që është e pamundur të ndodhë ovulacioni vetëm dy ditë para menstruacioneve, është mirë të jesh e kujdesshme sepse trupi mund të jetë i paparashikueshëm.

Gjinekolog në Tiranë Julian Habibaj
Shëndeti i bebit, gjithmonë në qendër të vëmendjes.