Dr. Julian Habibaj, mjek obstetër-gjinekolog me përvojë shumëvjeçare në sistemin shëndetësor publik dhe privat. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka kryer specializimin në obstetrikë dhe gjinekologji. Gjatë viteve të punës ka ndjekur trajnime e specializime jashtë vendit, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Aktualisht punon pranë Spitalit Universitar “Mbretëresha Geraldine” në Tiranë. Gjithashtu ofron shërbime gjinekologjike pranë Klinikës Gjinekologjike Endoskopike GEA.